Për ne

Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri është një shoqatë fetare. Shoqata është krejtësisht asnjanëse në çështjet politike dhe nuk kryen asnjë aktivitet ekonomik. Ajo ka si qëllim të kryejë veprën e saj fetare për të bërë të njohur emrin e Perëndisë Jehova, si edhe për të bërë të ditur se çfarë masash po merr ai në të mirë të njerëzimit me anë të Mbretërisë së tij qiellore me në krye Krishtin Jezu. Dëshmitarët e Jehovait e kryejnë shërbimin e tyre fetar duke u bazuar te Bibla. Ky shërbim është pjesë e adhurimit që i bëjnë Perëndisë dhe përfshin:

Me anë të veprës misionare të krishterë, shoqata përpiqet të shpjegojë Biblën dhe të shtjellojë çështje shkencore, historike, shoqërore dhe edukative. Ajo punon për përmirësimin e shoqërisë nga ana intelektuale dhe morale. Në fakt, pas një sondazhi që u krye në 104 kongregacione dhe grupe (aktivitetet tona në Shqipëri mbahen në shqip, gjuhën e shenjave shqip, romisht, anglisht dhe italisht), u pa se janë arritur rezultate shumë pozitive. Në sa raste i kanë ndihmuar Dëshmitarët e Jehovait njerëzit të braktisin vese dhe sjellje që janë të dëmshme për komunitetin? Ja disa të dhëna specifike:

Jemi të kënaqur të ndihmojmë ata që janë të interesuar për arsimimin nga Bibla dhe për veprën tonë mbarëbotërore. Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion, vizitoni jw.org.

Raporti vjetor